Dardha, fshati turistik i Korçës është një nga zonat më të preferuara në çdo stinë të vitit. Turizmi atje është traditë e trashëguar dhe mësuar prej të parëve, të cilët kanë emigruar përtej Oqeanit.
Sapo i afrohesh Dardhës, kupton arsyen pse fshati, që ndahet nga më pak se 20 km nga Korça, është kthyer në epiqendrën e turizmit malor.
E njohur, eksploruar dhe zbuluar nga vizitorë të përhershëm apo rastësorë, Dardhën e ke të vështirë, të mos e mbash mend.
Pozicionuar rreth 2 mijë metër mbi nivelin e detit, me natyrë dhe peisazh magjepsës dhe mikëpritur ngrohtësisht nga vendasit, pushimet këtu jane idilike.
Kapacitetet akomoduese janë shtuar vit pas viti. Kurse banorët e vjetër janë rikthyer dhe kane transformuar shtëpitë në bujtina,ku vizitorët qëndrojnë gjithë verën.
Për dardharët, turizmi është traditë e trashëguar dhe mësuar prej të parëve, emigruar përtej Oqeanit dhe që po arrin shekullin, duke u konsoliduar si një industri konkuruese.
Prej kësaj tradite vjen edhe çifti Batelli, e para familje,që ka ndërtuar bujtinë dhe ka pritur turistë prej shekullit të 19.
Pandi merret me gatimin e mishit në hell,ndërsa për lakrorin me dy petë të duarve të Shadijes, duhet të prenotosh ditë më parë, për ta shijuar.
Dardha,mbetet destinacioni më i preferuar në të gjitha stinët, por vera sjell në fshatin piktoresk edhe adhurues të aventurës dhe natyrës së patjetërsuar. /ABC News Albania 24/7

