The Times: Ish-pronarët e Milanit bëjnë ofertën e fundit për blerjen e Man United

schedule17:02 - 18 Shkurt, 2023

schedule 17:02 - 18 Shkurt, 2023

Grupi Elliott Investment Management me bazë në SHBA ka bërë një ofertë të vonuar për të marrë drejtimin e Man United, sipas The Times.

Ata konsiderohen si një nga menaxherët më të vjetër të fondeve në SHBA dhe një nga fondet më të mëdha të aktivistëve në botë.

Elliott Group ishin pronarë të Milan nga 2018-2022 dhe u kritikuan për mungesë fondesh apo investim të madh në ekip.

Duket se grupi me bazë në SHBA është grupi i tretë që ka bërë oferta zyrtare për të marrë drejtimin e United pas kryetarit të Bankës së Investimeve të Katarit, Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani dhe Jim Ratcliffe. /G.D abcnews.al/