Mësues pa mësuesi, Kushi nxjerr udhëzimin e posaçëm

schedule16:58 - 17 Shkurt, 2023

schedule 16:58 - 17 Shkurt, 2023

Të diplomuarit në një degë studimi  të ngjashme  me mësusinë si ekonomi, arte, gjuhësi apo përkthim do të kenë mundësi të ushtrojnë dhe profesionin e mësuesit.

Por fillimisht duhet të marrin leksione të paktën  për një semestër në fushën e psikologjisë pedagogjike.

Udhëzimi është firmosur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Ndërkohë nga rrjetet sociale Kushi i drejton këtë mesazh  drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë.

“Ftoj të gjitha universitetet që, bazuar në këtë udhëzim, të paraqesin sa më shpejt aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t’u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024,” tha Kushi

Prej vitesh në shkollat 9- vjeçare dhe të mesme ne vend lëndë si ekonomi, informatikë, filozofi apo teknologji jepen nga mësues të profileve të tjera të cilëve iu mungon dhe formimi i nevojshëm pedagogjik.   Udhëzimi i fundit sipas ministres Kushi vjen për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.