VIDEO/ 25 vjeçari tenton të abuzojë seksualisht me 24 vjeçaren në palestër

schedule12:26 - 17 Shkurt, 2023

schedule 12:26 - 17 Shkurt, 2023

Ky është momenti i tmerrshëm kur një trajnere ka luftuar me një sulmues teksa ai u përpoq të abuzonte me të në palestër. Nashali Alma, 24 vjeç, po stërvitej e vetme në palestër në ndërtesën e saj të apartamentit në Tampa, Florida kur Xavier Thomas-Jones, 25 vjeç, e sulmoi atë, tha policia.

Pamjet e kamerave tregojnë se Alma e lejoi Thomas-Jones të hynte në ndërtesë në orën 22:40 më 22 janar përpara se ajo të vazhdonte të stërvitej.

Thomas-Jones u pa më pas duke iu afruar Almës dhe duke u përpjekur t’i kapte belin para se ajo të bërtiste dhe t’i kërkonte atij që të largohej prej saj. Më pas ai e ndoqi vajzën rreth palestrës përpara se ta shtynte përtokë ndërsa ajo u përpoq me dëshpërim të kundërshtonte dhe të telefononte 911.

I dyshuari përfundimisht e lëshoi dhe Alma u vajza u largua nga palestra në një apartament aty pranë për të marrë ndihmë.

Pas arrestimit, 25-vjeçari pranoi se e kishte sulmuar 24-vjeçaren pasi donte “të bënte seks me të”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!