Fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë. Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks që në orët e para të ditës.
Policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi. “Urime për të gjithë shqiptarët festën e Pavarësisë së Kosovës. Do të festojmë në Shqipëri si shqiptarë që jemi.”, u shpreh njëri prej tyre.
/abcnews.al