I ftuar në emisionin qëndror të lajmeve në ABC News, me gazetaren Juli Krisafi, ka qenë analisti, Artur Zheji, i cili komentoi aksionin e nisur nga Sali Berisha, duke u shprehur se në fakt revolucionet janë vetëm të majta, ndërsa kundër revolucionet janë të djathta.
“Revolucionet në përgjithësi janë vetëm të majta, kundërrevolucionit janë të djathta.
Berisha ka arritur në përfundimin e tij se situata është diktatoriale dhe duhet përmbysur. Termi revolucion kuptohet më shumë duke qenëse shoqëria jonë është e majtë,” u shpreh fillimisht Zheji.
Në lidhje me protestën e radhës, për të cilën Berisha tha se do ta organizojmë në Surrel, Zheji u shpreh se kjo nuk përbën asnjë shqetësim për rrezik, sepse është garda ajo që krijon një perimetër siguria, por shtoi se kjo është më shumë një gjetje opozitare për të bërë zhurmë.
“Nuk besoj se ka rrezik, garda krijon një perimetër sigurie. Më tepër kjo është një gjetje opozitare për të mbushur faqet e para dhe për të bërë zhurme, por nuk ka rrezikshmëri”, theksoi analisti.r.t/abcnews.al