Përplasja në VV, Haki Abazi shkarkohet nga dy poste

schedule14:42 - 16 Shkurt, 2023

schedule 14:42 - 16 Shkurt, 2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare. Haki Abazi është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, për t’u zëvendësuar nga deputetja e VV, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni.

Ndërkohë, në Komisionin për Stabilizim Asociim, Abazi është zëvendësuar me deputetin Dimal Basha. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi Abazi tha se Kurti ka urdhëruar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Ai paralajmëroi se do të diskutojë për ato që ai i quan si “audio/video” inçizime dhe skandale. Sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë këto audio/video inçizime me urdhrin e dhënë për shkarkimin e tij./abcnews.al