Distastia Buza mund të konsiderohet pa frikë si mbiemri që ka bërë historinë në pikturën në Shqipëri. Abdurrahimi, Kujtimi dhe Sokoli, janë tre brezat që ruajnë me fanatizëm një koleksion të jashtëzakonshëm veprash në pikturë, por edhe mijëra vizatime.
Në një rrëfim për “Pas Mesnatës”, Kujtim Buza ka folur për 65 vitet e krijimtarisë tij dhe pasionin e trashëguar nga i ati Abdurrahimi, që në moshë të vogël dhe deri te studimet e larta për pikturë në Rusi.
“Atë 65 vjet krijimtari në 86 vjet jetë. Ne jemi tre breza se jemi mbështetur te njëri-tjetri. Unë te babai, te unë djali, të shohim se çfarë do bëhet më vonë. Fillova të shkruaj dhe vizatoj njëherësh duke shtrënguar lapsin. Kur fillova të shtrëngoj lapsin, atëherë fillova të shkarravisë. Mbi dorë ndjeja dorën e ngrohtë të tim ati që ma rrokte dhe së bashku vizatonim çfarë shikonim në oborrin e shtëpisë, pulat, këndezin.
Siç duket ky ishte sinjali, sinjali i jetës për të vazhduar pastaj bashkë me shokë në shtëpinë e pionerit, me të rinjtë e Tiranës, duke hapur ekspozita pionerësh, duke hapur ekspozita të rinjsh që pasqyrojnë jetën në Tiranë. Për të vazhduar deri në ‘57 kur vazhduam Liceun Artistik dhe mbrojtëm diplomat.
Në 59-’60, unë kam qenë në Linigart, në Peterburg. Kam qenë student i akademisë së Arteve, por atje nuk ishe vetëm student, se mësoje nga pedagogët, mësoje nga njëri-tjetri si koleg, por edhe nga mjeshtra të kulturës botërore”, ka rrëfyer ndër të tjera Buza./abcnews.al