A e ka humbur Tirana identitetin? Mazniku: Rritemi me 20-25 mijë banorë në vit, do ndërtohet nëse ka kërkesë

schedule21:19 - 15 Shkurt, 2023

schedule 21:19 - 15 Shkurt, 2023

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin “Bardh e Zi” në ABC News, komentoi situatën e ndërtimeve në kryeqytet.

Mazniku u shpreh se Tirana rritet çdo vit me 20 deri në 25 mijë banorë në vit, një normë rritjeje me 2%.

Ai shtoi se ndërtime do të ketë nëse do të ketë kërkesë, duke shtuar se deri më tani objektet e larta kanë  qenë sukses dhe jo dështim.

Përshtypja që të krijohet kur sheh objektet e larta është normale. Tirana është një qytet dinamik, qytet që jeton. Çdo vit rritemi me 20-25 mijë banorë të rinj.

Ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Norma jonë e rritjes është me 2% çdo vit.

Ne përderisa kemi mundësi sot të ndërtojmë objekte të larta, është e mira të ndërtojmë ato. Objektet e larta që ne kemi deri më tani, kanë qenë sukses dhe jo dështim.

Do ketë më ndërtime?

Ne duhet të ndërtojmë në mënyrë moderne dhe me kërkesat e tregut. Nëse ka kërkesa për të ndërtuar, unë nuk ia shoh dëmin këtyre objekteve.”, tha Mazniku.r.t/abcnews.al