Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Investitori iraniano-amerikan përgatit një ofertë prej 3.5 miliardë dollarë për të blerë Tottenham

schedule16:35 - 15 Shkurt, 2023

schedule 16:35 - 15 Shkurt, 2023

Pas shitjes së Chelsea nga Abramovich, edhe Tottenhami sipas Financial Times është afër shitjes së tij. Investitori iranio-amerikan Jam Nazafi është i interesuar të blejë klubin për 3.5 miliardë euro.

Najafi, i cili është kryetari i MSP Sports Capital, po punon për të finalizuar marrëveshjen. Tifozët e Tottenhamit duket se e shohin pozitivisht këtë perspektivë, pasi trofetë që ata prisnin nuk kanë ardhur pavarësisht se kanë kaluar trajnerë të mëdhenj, si Mourinho dhe Conte, dhe lojtarë me vlerë si Kane dhe Son, shkruan abcnews.al.

Ndërsa interesi global për Premier League rritet, disa pronarë kanë filluar të konsiderojnë dalje. Familja miliardere amerikane Glazer, e cila ka në pronësi të Manchester United që nga viti 2005, është duke eksploruar shitjen e klubit, ndërsa pronarët amerikanë të Liverpool kanë thënë se po mendojnë gjithashtu një shitje. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!