Camilla, bashkëshortja e Mbretit Charles III, ka rezultuar pozitive me Covid, ka njoftuar Buckingham Palace.
Ajo thuhet se vuan simptoma të ftohjes dhe ka anuluar angazhimet e saj publike për javën.
Gruaja mbretërore, 75 vjeçe, ka anulluar një vizitë që kishte planifikuar në West Midlands të martën.
Ajo ka pasur edhe më parë Covid dhe mësohet se është plotësisht e vaksinuar dhe thuhet se është në gjendje të mirë dhe duke pushuar.
Pallati Buckingham fillimisht kishte thënë se Camilla po anullonte udhëtimim për shkak të një “sëmundjeje sezonale”, por më pas ajo ka rezultuar pozitive për Covid.
Camilla ka rezultuar pozitive pothuajse një vit më parë, së bashku me bashkëshortin e saj.
Por burimet mbretërore thonë se këtë javë nuk ka asnjë ndryshim përsa i përket planit të kurorëzimit të mbretit Charles.
Çifti u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen kundër Covid. /abcnews.al