Protesta para parlamentit, Meta: Kanë tmerr nga fjala e opozitës dhe nga e vërteta

schedule18:20 - 13 Shkurt, 2023

schedule 18:20 - 13 Shkurt, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së opozitës para parlamentit.

Në një moment Meta hipi në podium dhe mori fjalën duke u shprehur se qeveria ka tmerr nga fjala e opozitës dhe nga e vërteta.

Po ashtu ai shtoi se pagat e policëve dhe mësuesve janë më të ulëtat në rajon.

“Kanë tmerr nga fjala e opozitës dhe kanë tmerr nga e vërteta. Sepse kanë tmerr nga fakti që ky nuk është më parlamenti i qytetarëve shqiptar, por është kthyer në një zyrë noteriale të  një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pruralizmit, kundër opozitës dhe kundër të vërtetës dhe kundër qytetarëve.

Sepse e vërtetë është se policët tanë paguhem më keq se të gjithë policët në rajon. Ndërkohë që shefat e tyre janë tër ditën me trafikantët e drogës.

Kanë frikë nga fjala e opozitës, së mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon,” tha shkurtimisht Meta.