Kuvendi në errësirë/ Digjet pajisja UPS, ndërpritet energjia elektrike

schedule17:22 - 13 Shkurt, 2023

schedule 17:22 - 13 Shkurt, 2023

TIRANË- Në Kuvend është ndërprerë energjia elektrike. Shkak për këtë, siç njoftoi Kuvendi është bërë djegia e pajisjes e cila shërben për balancimin e energjisë në sallën e seancave plenare.

“Seanca u ndërpre sepse u dogj pajisja UPS, e cila shërben për balancinin e energjisë  ne sallën e seancava plenare. Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht për sallën e seancave, për shkak te sistemin elektonik. Po punohet për zëvendësimin e pajisjes”, njoftoi Kuvendi.

Ndërkohë, jashtë Kuvendit protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Policisë, që janë vendosur aty për të ruajtur perimetrin e sigurisë në Kuvend./ abcnews.al