VIDEO/ Hajdutet shfrytëzojnë fatkeqësinë, por rrihen brutalisht nga policia turke

schedule12:59 - 13 Shkurt, 2023

schedule 12:59 - 13 Shkurt, 2023

TURQI- Pavarësisht se dhimbja është e madhe, situata tragjike e tërmetit në Turqi po shfrytëzohet nga hajdutet të cilët vijojnë të patrembur të kryejnë plaçkitje. Në pamjet amatore, të shpërndara në rrjetet sociale shihen persona të arrestuar si përgjegjës për vjedhje. Policia pas arrestimet ka ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërkohë një pjesë e tyre duket se shfaqin pendesë për aktet e kryera.

Mediat vendase raportojnë se ka nga ata persona që shfrytëzojnë banesat e rrënuara për të kryer vjedhje, pavarësisht se dhimbja e turqve ka marrë përmasa të mëdha.

Ata që dyshohen për vjedhje i pret ndëshkimi më i rëndë pasi rrihen në mënyrën më brutale. Në Turqi dhe Siri numri i viktimave ka shkuar mbi 35 mijë teksa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë pandërprerje operacionet poshtë gërmadhave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!