Tentuan të iknin në Kanada me leje qëndrimi false, arrestohet çifti kinez në Rinas

schedule10:06 - 13 Shkurt, 2023

schedule 10:06 - 13 Shkurt, 2023

Një çift kinez është arrestuar në Rinas pasi tentuan të kalonin kufirin me leje qëndrimi false. Çifti do të udhëtonin drejt Kanadasë por pas kontrollit të imtësishëm, rezultoi se lejet e qëndrimit të tyre ishin të falsifikuara. Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet përmes pajisjeve dedektuese bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Si rezultat, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit:

– L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë.

Këta shtetas u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!