Rreth 2500 euro për një vit, kamarierja shqiptare në Itali mbledh bakshishet: Për çfarë i shpenzova

schedule09:24 - 13 Shkurt, 2023

schedule 09:24 - 13 Shkurt, 2023

Blerta Prendi është emigrantja shqiptare që ka marr një vendim sa të bukur dhe fitimprurës. Ajo ka vendosur që në një qyp të madh prej balte të mbledh për një vit të gjitha kursimet nga bakshishet si kamariere në Firenze të Italisë. Në fund, kur ka vendosur ta hap qypin ka kuptuar se ka kursyer plot 2500 euro.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Blerta ka treguar se qypi mbante dhe më shumë, por e hapi pasi kishte frikë nga hajdutët që mund të hynin në shtëpi. Ajo gjithashtu tregoi që me këto lekë përveç se i kaloi një pjesë në llogarinë e të birit dhe një pjesë në të sajën, bëri dhe dy ditë pushime në Barcelonë.

“Bakshishet i lënë të huajt, nuk i lënë italianët. Sepse unë jam në Firenze dhe ka shumë të huaj. Ne bakshishet i ndajmë çdo fund turni dhe i ndajmë të gjithë kamarierët njësoj, nuk është se unë marr më shumë, tjetri më pak. I ndajmë të gjithë bashkë dhe ka qenë te 140 euroshi për një ditë. Bakshishi më i madh për një ditë. Ne jemi 3 kamarierë dhe i ndajmë me kuzhinierët.

Qypi është shumë i madh siç e shihni, peshon 5 kg. Kur unë e mora, ideja ishte ta mbushja plot dhe ta hapja, por duke qenë se për fatin e keq ekzistojnë hajdutët dhe te shtëpia që kam jetuar më përpara më kanë hyrë në shtëpi, e kisha çik atë frikën që ta mbaja. Sepse ai qyp po ta mbushësh plot mban mbi 15 mijë euro dhe duke qenë se kisha ditëlindjen e djalit, thash ta hapja mbas ditëlindjes, por jo me ndonjë qëllim. Ishte thjesht kursim. Të duket sikur t’i kanë falur. Gjysmat i kalova në llogarinë e tij, gjysmat në llogarinë time. Bëra edhe dy ditë pushime në Barcelonë”, u shpreh ndër të tjera Blerta./abcnews.al