Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti i FSK-së, i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, njëra vajzë e moshës 13 vjeçare.
“Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se dy tërmete vdekjeprurëse goditën të hënën Sirinë dhe Turqinë, i cili i pasua nga dhjetëra pasgoditje.
Ndërtesat u shembën ndërsa mbi 33,000 njerëz humbën jetën e tyre kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet.
Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje. /abcnews.al/