Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe nga rrënojat e një ndërtese në Hatay, në Turqinë jugore, 139 orë pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës.
Po ashtu, në Hatay u shpëtua pasi kishte mbetur e bllokuar për 147 orë një vajzë 12-vjeçare, e quajtur Cudie.
Media shtetërore raportoi gjithashtu për një 13-vjeçar të shpëtuar në Gaziantep këtë të dielë.
Numri i personave të konfirmuar se kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 33,000.
Shpresat për gjetjen e shumë të mbijetuarve janë pakësuar.
Forca Siriane e Mbrojtjes Civile, ose Helmetat e Bardha, e cila operon në zonat e kontrolluara nga rebelët e vendit, i ka thënë BBC-së se përpjekjet e kërkimit janë mbyllur.
Por dhjetëra mijëra shpëtimtarë po vazhdojnë kërkimet e tyre nëpër zonat e prekura në Turqi dhe Siri.