Numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Qipro ka përfunduar.
Nikos Kristodulide është shpallur fituesi i zgjedhjeve duke u bërë kështu dhe Presidenti i ri i Republikës së Qipros.
Me 100% të votave të numëruara në të gjithë vendin, siç u transmetua nga Agjensia e Lajmeve e Athinës, Z. Kristodulide mori përqindjen prej 51.9% kundër zëvendësit të tij Andreas Mavrogiannis që mori 48.1%.
Menjëherë pas orës 22:00, ceremonia për shpalljen e Presidentit të ri të Republikës është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Tassos Papadopoulos Eleftheria”.
Pjesëmarrja përfundimtare ishte 72.45%. Një total prej 406,626 vetësh votuan. Fitorja e Nikos Kristodulides u pranua herët nga Andreas Mavrogiannis, Nikos Anastasiades dhe Averoff Neophytou, të cilët e kontaktuan atë me telefon dhe e uruan atë./abcnews.al/