Berisha paralajmëroi protestë, Kuvendi konfirmon seancën plenare të hënën

schedule19:09 - 11 Shkurt, 2023

schedule 19:09 - 11 Shkurt, 2023

Kuvendi ka njoftuar se të hënën me 13 Shkurt do të mbajë seancën e radhës. Urdhri është firmosur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe pritet të mbahet në orën 17:00. Në të njëjtën orë të hënën, pritet të mbahet para kuvendit edhe protesta që paralajmëroi Sali Berisha ditën e sotme.

Në përfundim të fjalës së tij në protestën që kishte thirrur para kryeministrisë, Berisha paralajmëroi protestën e radhës ditën e hënë para parlamentit. Tubimi i së hënës do të jetë vazhdim i protestës së sotme, që sipas Berishës, ka hapur një seri organizimesh të tjera që do të zhvillohen.

Njoftimi i Kuvendit:

Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)/abcnews.al