Ish-Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësë, Jakup Krasniqi, konfirmoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistë. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ai nuk tregoi se e në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale por konfirmoi se do të jetë atje në 24 korrik.
Më 24 korrik pritet që të paraqitet në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Kransiqi.
Krasniqi, nuk ka treguar se në çfarë cilësie ka marrë ftesën nga Specialja.
“Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara”, ka shkruar Krasniqi në Facebook derisa ka konfirmuar se do të paraqitet në gjykatë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Krasniqi edhe këtë herë do të dijë të mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.
Limaj tutje ka thënë se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e drejtë të Kosovës.
Pas Krasniqit në javën e ardhshme nga Specialja janë ftuar edhe Ramush Haradinaj i cili menjeherë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe këshilltari i presidentit Bislim Zyrapi.
Kreu i LVV-së Albin Kurti tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara.
Ndërsa në reagimin e zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj,përmendet vetëm Jakup Krasniqi e Bislim Zyrapi, jo edhe Ramush Haradinaj i cili u ftua në të njëjtën kohë me këta dy të parët./ABC News Albania 24/7