Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Berisha: Tanket dhe autoblindat qe ke në Surrel çoji në Ukrainë, por nuk të lë Putini dhe Vuçiçi

schedule13:50 - 11 Shkurt, 2023

schedule 13:50 - 11 Shkurt, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare që po mbahet para kryeministrisë të thirrur nga vetë ai, ka thënë ndër të tjera, se Rama me këtë akt që bëri ndaj SHBA-së, nuk është më legjitim.

Më pas Berisha shtoi se Rama ndërtesën në Surrel e ka blinduar me tanke dhe autoblinda të ushtrisë, ndërsa i bën thirrje që ato tanke t’i largojë nga Surreli dhe ti çojë në Ukrainë.

Ish-kryeministri shtoi se me aktin armiqësor të Ramës, Putin është gati t’i varë në qafë dekoratën më të lartë.

Pjesw nga fjala e Berishws:

“Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.

Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.

Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.

Mjerë ti!

Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.

Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë,” tha Berisha.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!