5 ankimime të Bindjes Demokratike do të shqyrtohen të hënën nga Kolegji Zgjedhor. Ndërsa deri të martën, trupa gjyqësore do të shpërndajë mandatet e këshilltarëve për 20 bashkitë e para, duke ju hapur rrugë betimit të kryebashkiakëve të parë.
Të hënën, Kolegji Zgjedhor do të zhvillojë 13 seanca gjyqësore për 30 qershorin.
Të parat, do të shqyrtohen 5 ankime të Bindjes Demokratike, e cila kundërshton rezultatin në bashkitë: Selenicë, Shijak, Kurbin, Tiranë dhe Berat. Në këto bashki, partia e Patozit pretendon se kutitë janë mbushur artificialisht dhe votat e saj janë vjedhur gjatë numërimit.
Më pas, do të shqyrtohet dhe ankesa kryebashkiakut në largim të Finiqit, Leonidha Hristo, i cili nuk e pranon humbjen. Më pas, do të nisë shqyrtimi i 7 padive të para të Partisë Socialiste, e cila kërkon që Kolegji zgjedhor, të shpërndajë mandatet për këshillat bashkiakë.
KQZ dështoi të bëjë këtë shpërndarje, pasi ky vendim kërkonte 5 vota në tryezën e KQZ-së, dhe vota kundër e Klement Zgurit pamundësonte miratimin e tabelave.
Në këto kushte, PS, siç ndodhi dhe në 2013 më PD-në, kërkon që këtë provë ta kryejë Kolegji Zgjedhor.
13 bashki të tjera janë caktuar të gjykohen ditën e martë, e për të vazhduar me të tjerat po gjatë kësaj jave.
STAND UP Ky është stacioni i fundit për përmbylljen e këtyre zgjedhjeve. Pas këtij momenti, KQZ do të miratojë tabelën përmbledhëse kombëtare të rezultateve, ndërsa këshillat bashkiakë do të zhvillojnë mbledhjet e tyre të para. Pikërisht në këto mbledhje do të bëjnë betimet dhe kryebashkiakët e rinj, moment që shënon dhe fillimin e mandatit të tyre.
Shqyrtohen ditën e hënë:
- Bindja Demokratike SELENICË
- Bindja Demokratike SHIJAK
- Bindja Demokratike KURBIN
- Bindja Demokratike TIRANË
- Bindja Demokratike BERAT
- Leonidha Hristo FINIQ
- PS URA VAJGURORE
- PS DEVOLL
- PS KUÇOVË
- PS KONISPOL
- PS MEMALIAJ
- PS PËRMET
- PS POLIÇAN
Shqyrtohen ditën e martë:
- PS FUSHË ARRËZ
- PS MIRDITË
- PS VAU I DEJËS
- PS MAT
- PS DELVINË
- PS ROSKOVEC
- PS KAVAJË
- PS PEQIN
- PS DROPULL
- PS POGRADEC
- PS PUSTEC
- PS PUKË
- PS FINIQ./ABC News Albania 24/7