Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA raportoi se ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin një nënë dhe dy fëmijët e saj nga nën rrënojat e një ndërtese në qytetin bregdetar të Jableh të premten vonë, ditën e pestë pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë veriore.
SANA tha se tre të mbijetuarit ishin Duha Nurallah, 60 vjeç, djali i saj Ibrahim Zakariya, 22 vjeç dhe vajza e saj Raëiya, 24 vjeç. Megjithëse ekspertët thonë se njerëzit e bllokuar mund të jetojnë deri në një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar janë zbehur.
Të tre janë dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme.
/abcnews.al