Tërmeti/ Arrestohet ndërtuesi turk, tentoi të ikte jashtë shtetit

schedule23:35 - 10 Shkurt, 2023

schedule 23:35 - 10 Shkurt, 2023

Turqia ka arrestuar Mehmet Yasar Coskun, një kontraktor ndërtimi, i cili kishte ndërtuar një kompleks të madh që u shemb plotësisht nga tërmeti i së hënës. Renaissance Residence, një nga ndërtesat më luksoze në Hatay, me 12 kate dhe 250 apartamente, doli në plan të parë me lajmin se u shemb nga tërmeti.

Mehmet Yaşar Coşkun u kap në aeroport teksa po përpiqej të largohej jashtë vendit. Sipas Hurriyet, biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit në përpjekje për të shkuar në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit. Ai u kap me urdhër të Prokurorisë së Kryeprokurorit të Gaziosmanpaşa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!