Në më pak se 1 orë, në mitikun “San Siro”, vendasit e Milan do të presin “demat” e Torinos, në një përballje të vlefshme, për javën e 22-të, të kampionatit italian, Serie A.
Tekniku italian i “djajve”, Stefano Pioli ka habitur paksa me formacionin, teksa ka zgjedhur për këtë sfidë, modulin 3-4-2-1, ku në portë është vendosur i “preferuari” i teknikut, rumuni Tatarusanu. Në mbrojtje Kalulu, Kjaer dhe Thiaë, ndërsa në mesfushë Saelemaekers, Krunic, Tonali dhe Hernandez. Ndërkaq, fronti i sulmit i është bësuar treshes, Brahim Diaz, Rafael Leao dhe Olivier Giroud.
Në krahun tjetër, tekinku kroat i Torinos, Ivan Juric ka zgjedhur po të njëjtin rreshtim si kundërshtari. Në portë është Milinkovic-Savic. Mbrojtja mbushet nga Buongiorno, Schuurs dhe Djidji. Në mesfushë janë pozicionuar Rodriguez, Adopo, Gineitis dhe Singo. Ndërsa, Miranchuk, Vlasic dhe Sanabria plotësojnë 11-tëshen e “demave”. /i.m /abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE:


