SHBA: FBI kontrolloi shtëpinë e Mike Pence për dokumente të klasifikuara

schedule18:57 - 10 Shkurt, 2023

schedule 18:57 - 10 Shkurt, 2023

FBI kontrolloi shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, me konfirmimin e tij, pasi aty u gjetën dokumente të shënuara “të klasifikuara” muajin e kaluar.

Më 18 janar, avokati i Pence, Greg Jacobs, informoi Arkivin Kombëtar se të dhënat e klasifikuara u gjetën në atë shtëpi në Indianapolis. Dosjet më pas iu dorëzuan FBI-së.

Ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti aktual Joe Biden janë gjithashtu nën hetim për dyshimin se kanë mbajtur të dhëna të klasifikuara dhe nuk i kanë dorëzuar ato kur mbaruan mandatet e tyre. Për Biden, hetimi ka të bëjë me periudhën kur ai ishte nënpresident i Barack Obamës.

Prokurori i posaçëm Jack Smith po heton nëse Trump ose bashkëpunëtorët e tij penguan hetimin e Departamentit të Drejtësisë për fshehjen e mijëra dosjeve nga ish-presidenti pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland caktoi gjithashtu këshilltarin special Robert Herr për të hetuar Bidenin pasi këshilltarët ligjorë të presidentit demokrat zbuluan se kishin gjetur dokumente të klasifikuara në një institut kërkimor të Universitetit të Pensilvanisë.

Biden mbajti një zyrë atje pas përfundimit të mandatit të tij si zëvendëspresident i Obamës dhe para se të zgjidhej president. Dokumente të tjera u gjetën gjithashtu në shtëpinë e tij në Wilmington./abcnews.al/