Carlo Ancelotti thuhet se do të bëhet trajneri i ardhshëm i Brazilit.
Sipas gazetarit të njohur brazilian Bruno Vicari, trajneri i Real Madrid dyshohet se tashmë ka informuar disa nga skuadra e tij spanjolle se ai po largohet dhe se do të marrë drejtimin e kombëtares braziliane në fund të sezonit.
Sipas “ESPN”, as Brazili dhe as Ancelotti nuk do ta bëjnë zyrtarisht lajmin pasi trajneri ka ende një kontratë me klubin spanjoll deri në qershor 2024 dhe se ai nuk ka firmosur ndonjë parakontratë.
Megjithatë, ata pretendojnë se ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare në verë, por kushtet personale janë ende duke u finalizuar mes dy palëve. Lojtarët brazilianë te Real Madrid nën drejtimin e Ancelottit tashmë raportohet se janë informuar për këtë lëvizje. Edhe pse lojtarë si Vinicius Jr, Rodrygo dhe Militao janë të trishtuar që ai do të largohet nga Bernanbeu, ata besojnë se është një emër i mirë për të udhëhequr pesë herë kampionët e botës./ h.ll/abcnews.al