Në mesin e yjeve më të veshura më bukur të javës, janë dy kunatat mbretërore Kate Middleton dhe Meghan Markle.
E para, në Wimbledon 2019, u shfaq me një fustan të këndshëm blu të hapur nga Emilia Wickstead dhe sandale ngjyrë nude: një pamje mahnitëse që në shikim të parë.
Gjithashtu edhe Meghan shumë elegante, e cila ishte e pranishme së bashku me Harry në premierën evropiane të “The Lion King”, e veshur për këtë rast me një fustan të zi në saten dhe tyl nga Jason Wu, një kuletë Gucci dhe gjysmësandale Aquazzura.
Ndër më elegantët janë edhe Gigi Hadid me një fustan me pupla nga Michael Kors, Kate Beckinsale me Dolce & Gabbana dhe aktorja Eva Longoria, e cila zgjodhi për Gala Global Gift një fustan të gjatë me bisht dhe me një të çarë të dizajnuar nga Etro. /abcnews.al