VIDEO/ 101 orë nën rrënoja, momenti ku ekipi shpëton nënën dhe djalin e saj 10-vjeçar në Turqi

schedule09:10 - 10 Shkurt, 2023

schedule 09:10 - 10 Shkurt, 2023

Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur të bllokuar në rrënoja prej ditësh pas tërmetit në Turqi.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit të ekipeve vazhdojnë në rrënojat e ndërtesave të banimit në rajonin e Dijarbakirit, i cili u prek nga tërmetet 7.8 dhe 7.7 të shkallës Rihter, të cilët shkaktuan më shumë se 21 mijë të vdekur deri më tani.


Ekipet e shpëtimit mbërritën dhe arritën të shpëtojnë nënën 32-vjeçare Sebahat Varli dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat, të cilët ndodheshin në rrënojat e pallatit prej 101 orësh.

Sipas të njëjtave informacione, nëna e plagosur dhe djali i saj 10-vjeçar janë dërguar në spital me autoambulancë nga ekipet e shpëtimit.

/abcnews.al