Një 3 vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat rreth 42 orë pas tërmetit që shkatërroi shtëpinë e tij në qytetin sirian të Jandaris. Familja e tij nuk mund të shpëtohej. I mbetur jetim nga tërmeti që goditi Sirinë dhe Turqinë gjatë natës së hënë, vogëlushi u dërgua në spital ku mjekët u detyruan t’i presin këmbën e majtë.
Sapo u zgjua vogëlushi ka kërkuar motrën e tij Miralin. Kur një infermiere e pyeti kush është Mirali, vogëlushi tha: “Motra ime, ajo flinte pranë meje por nuk po më përgjigjej”. Nëna, babai, tre vëllezërit dhe motrat e tij u nxorën të vdekur nga rrënojat e tërmetit që tronditi rëndë vendin./abcnews.al