“Mund ta shihni të ardhmen jashtë, por pasi të keni dhënë një kontribut për vendin”, Rama: Mbështetje për studentët ekselentë

schedule16:42 - 9 Shkurt, 2023

schedule 16:42 - 9 Shkurt, 2023

Në takimin me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit, kreu i qeverisë Edi Rama shprehu mbështetje për studentët ekselentë, por kjo mbështetje i duhet kthyer vendit.

“Nuk i gjykoj keq ata që zgjedhin ndryshe, edhe unë zgjodha të shkoj të jem emigrant. E më pas jeta e solli të kthehem  Ama në të gjitha rastet ne mbetemi shqiptar të lidhur me vendin tonë me kujtimet tona me shtëpinë e prindërve, me lagjen qytetin shkollën

Emigracioni është kthyer në problem në vende edhe më të zhvilluara se ne. mjaft të shohim Italinë fqinje. Historia ka treguar se këto trende marrin kohën e tyre. Ka qenë një kohë kur migrimi si fenomen spostoi masa gjigande njerëzish.  Në këtë dinamikë edhe pse s’mund të ndalim trendin kemi detyrën të bëjmë aq sa mundemi për nevoja të brendshme të vendit.” U shpreh Rama ndërsa u ndal më pas edhe në largimin e mjekëve dhe infermierëve.

“Ne nuk pajtohemi me idenë se mund të mbetemi pa mjekë e infermierë. Deri sot balanca është e qëndrueshme, detyra jonë është ta bëjmë një balancë të sigurtë. Është një fakt para të cilit duhet të reagojmë, shteti s mund të vijojë të paguajë 15 deri 16 pjesë të një student nëse student nuk është I gatshëm ‘ti ktheje shqipërisë investimin që shqipëria bën për të.

Qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë që përkundër parave që shpenzon shteti, të kenë mjekë, mora mjekët se është shembulli më domethënës dhe janë më të kërkuarit në tregun europin, edhe këtu do ndërhyjmë me një politikë të diferencuar. Të paktën tre vite pas studimeve duhe të qëndrojë në Shqipëri. Kështu duhet të jetë edhe për të tjerët më pas.

Kjo është një politikë e re, që vjen si rezultat I një politike tjetër, i ashtuquajtur fondi ekselencës për të mbështetur studentë shqiptarë. Ky instrument që u ofrohej studentëve të ciklit të parë ose të dytë që studionin në një numër të kufizuar universitetesh nuk e solli pas investimin. Përkundrazi kjo së bashku edhe me qasjen tjetër ndaj studentëve të doktoraturës, solli të kundërtën. Paguan taksapaguesit dhe këta studentë nuk u kthyen më në Shqipëri.

Madje jo vetëm nuk u kthyen por edhe kur bëjnë sikur kthehen deklarohen si të papunë ose regjistrohen me pagë minimale. Gjëra të padenja. Unë nuk I gjykoj këta studentë që mbarojnë një shkollë super dhe i kanë te ‘dera’ kompanitë e mëdha por ama, ne nuk mund të vijojmë të përsërisim të njëjtën gjë duke pritur rezultat tjetër.  Shqipëria s’mund të financojë shërbimin shëndetësor gjerman, dhe për këtë arsye ministrja pasi ngriti një skuadër për të bërë një analizë të plotë të programit solli idenë të ndryshojmë drejtim. Për studentët që studiojnë këtu.” u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!