Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli e konfirmon: Ibrahimovic do të jetë ndaj Torinos

schedule15:34 - 9 Shkurt, 2023

schedule 15:34 - 9 Shkurt, 2023

I rikthyer nga një periudhë shumë negative, e cila kulmoi me disfatën pa dinjitet në derbi, Milani do të presë Torinon në San Siro nesër në orën 20:45. Stefano Pioli ka prezantuar ndeshjen në një konferencë për shtyp.

Nesër do të kapni shifrat e 1 milion tifozëve në stadium që nga fillimi i sezonit, si e vlerësoni këtë?

“Sigurisht është diçka e jashtëzakonshme dhe një falenderim i madh nga na jonë. Tifozët tregojnë që janë gjithmonë aty me ne edhe në momentet tona më të vështira.”

A është Ibra gati?

“Ai po ecën më mirë, autonomia e tij ësshtë pothuajse zero sepse ai bëri gjysmë stërvitje dhe përfundoi sot. Roli i tij është si një motivues i madh dhe një lojtar i madh. Ai do të jetë me ne nesër sepse ai dëshiron që të jetë.”

Leao?

“Leao është i rëndësishëm për mua dhe për ekipin. Ai është kthyer nga Kupa e Botës, ai duhej të luante shumë mirë menjëherë në Alerno dhe më pas të humbiste pak shkëlqimin e tij. Ai është mirë, ai është shumë më i lumtur kur luan. Unë e shoh atë shumë të motivuar dhe të përqendruar.”

Jeni penduar që nuk keni marrë Ibrën në listën e Champions League?

“Nuk ka asnjë keqardhje, as nga ai. Garancia e tij është shumë e kufizuar. Të gjithë thonë se ndoshta ai do të jetë gati brenda një muaji. Unë mund të kontrolloj zgjedhjet e mia dhe çfarë bëjnë lojtarët e mi.”

Çfarë forme do të keni nesër?

“Çdo ndeshje ka një përgatitje të ndryshme, kështu që nesër do të kemi pozicione të ndryshme. Në derbi ramë dakord të qëndrojmë pak më poshtë, por nuk pati presion të fortë ndaj mbajtjes së topit nga kudnërshtari. Pjesa e parë ishte negative, e dyta më mirë.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!