Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Teleskopi Hapësinor Hubble kap një imazh të ri mahnitës të Mjegullnajës Tarantula

schedule18:33 - 8 Shkurt, 2023

schedule 18:33 - 8 Shkurt, 2023

Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s ka shkrepur një imazh mahnitës të Mjegullnajës së Tarantulës, duke hedhur dritë të re në hulumtimin rreth lindjes së yjeve në rajonin më të ndritshëm galaktikës tonë fqinje.

E njohur gjithashtu si 30 Doradus, mjegullnaja është një rajon i madh formues yjor i gazit të hidrogjenit të jonizuar që shtrihet 161,000 vite dritë nga Toka në Renë e Madhe të Magelanit.



Retë e tij të turbullta të gazit dhe pluhurit duket se rrotullohen mes yjeve të sapoformuar të rajonit.

Mjegullnaja e Tarantula është shtëpia e yjeve më të nxehtë dhe masive të njohura.

Imazhi kombinon të dhëna nga dy këndvështrime të ndryshme vëzhgimi.

NASA tha se teleskopi i parë, të cilin astronomët e quajtën Scylla, ishte krijuar për të eksploruar vetitë e pluhurit që ekziston në zbrazëtirën midis yjeve që përbëjnë retë e errëta në imazh. Ai zbulon se si pluhuri ndëryjor ndërvepron me dritën e yjeve në mjedise të ndryshme.

Imazhi përfshin gjithashtu të dhëna nga një program vëzhgimi që studion formimin e yjeve në kushte të ngjashme me universin e hershëm, si dhe katalogimin e yjeve të Mjegullnajës Tarantula për operacionet e ardhshme shkencore me teleskopin hapësinor James Webb.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!