Plazhe publike, Klosi: Lirojmë 20% të hapësirave të zaptuara nga privatët

schedule14:14 - 19 Korrik, 2019

schedule 14:14 - 19 Korrik, 2019

20% e hapësirave zaptuar nga privatët përgjatë vijës bregdetare do t’i kthehen publikut. Premtimin, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e bëri nga Golemi ku nisi dhe aksioni.

Plazh privat apo publik?

Qytetarët mund të zgjedhin vetë ndërsa për hapësira pa pagesë iu del garant Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Task-Forca e ngritur për menaxhimin e sezonit veror do të lirojë 20% të vijës bregdetare zaptuar nga privati. Puna ka nisur nga Golemi ku i pranishëm ishte dhe ministri Blendi Klosi.

“Tabelat e vendosura kudo në territorin e plazhit shqiptar tashmë janë hapësira për njerëzit e thjeshtë të cilët kanë mundësi të pushojnë të pashqetësuar nga operatorët privatë. Ne nuk jemi kundër biznesit privat, e nxisim që të realizojnë biznesin e tyre, të ofrojë cilësi shërbimi, akomodim dhe standard, por zbatimi I rregullave do të jetë I barabartë për të gjithë”.

Aksioni do të vijojë nga veriu në jug nën drejtimin e Prefektëve dhe patronazhimin e të gjithë kabinetit qeveritar bën të ditur Ministri i Turizmit.

“Ky operacion do te vijoje gjate gjithë sezonit veror dhe forcat e rendit janë të porositura që të ruajnë këto hapësira për publikun dhe të menaxhojnë në mënyrë sa më të sigurtë sezonin turistik”.

Task-Forca për menaxhimin e turizimit ka për detyrë të garantojë gjithashtu pastërtinë dhe sigurinë e pushuesve në këto hapësira publike. /ABC News Albania 24/7