Ajax vazhdon të kërkojë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
Javën e kaluar u bë e ditur se John Heitinga do të luajë rolin e pasuesit të Alfred Schroeder deri në fund të sezonit. Në të njëjtën kohë, sipas TMW, klubi vazhdon të studiojë kandidatët e mundshëm për rolin e një timonieri të përhershëm, dhe për momentin lista e interesave klubit nga Amsterdamikryesohet nga Peter Bos, i cili tashmë ka drejtuar Ajax-in në të kaluarën, dhe Marcelo Gallardo, i njohur për punën e tij te River Plate.
Të dy trajnerët aktualisht janë të pa punë.
Pas 20 javësh të kampionatit holandez, Ajax është në vendin e tretë, tre pikë prapa liderit Feyenoord. /G.D abcnews.al/