Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e kthimit të Evropa League ndaj Debrecen. Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka e patën të pamundur të përmbysnin humbjen 3-0 të ndeshjes së parë.
Konsiderohej një mision i pamundur dhe ashtu rezultoi. Skuadra e Kukësit i bashkohet Laçit dhe Teutës duke u eliminuar nga kupat e Evropës. Formacioni i teknikut Ernest Gjoka nuk ia doli të bënte surprizën në Elbasan Arena pasi vinin nga një disavantazh prej tre golash të pësuar në transfertën hungareze. Debreçen siguroi kualifikimin në turin e tyre të Europa League falë eksperiencën pasi ekipe të tilla të ndëshkojnë nga episode e caktuara.
Rroca ka shansin e artë në minutën e tretë të takimit po gabon brenda zonës duke humbur një mundësi reale.
4:30 Kukësi pozicionohet në sulm duke vendosur jo pak nën presion skuadrën mike me Valdet Ramën i cili lëshon një goditje të fuqishme por jashtë kuadratit.
Në të 9 minutë reagon Debrecen por goditja e Truiç shkon në rrjete të jashtme.
Pas disa tentativave skuadrës e Kukësit shënon me Ethemi në minutën e 16. Futbollisti asistohet nga Rroca , shmang mbrojtësin kundërshtar dhe shënon me gjakftohtësi për shifrat 1-0.
Ishte serish Rroca që kishte mundësinë për ta dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0 por topi shkon jashtë.
Kukësi luan mirë por ndëshkohet pas një gafe të portierit Frashëri.
Verilindoret nuk ia dalin të vazhdojnë rrugëtimin në Europa League dhe skuadra e vetme shqiptare që mbetet në Evropë është Partizani./ABC News Albania 24/7