Studimi: Martesa dhe bashkëjetesa mbajnë sheqerin në gjak të ulët

schedule21:52 - 7 Shkurt, 2023

schedule 21:52 - 7 Shkurt, 2023

Njerëzit që janë të martuar ose që jetojnë me një partner kanë më shumë gjasa të mbajnë sheqerin në gjak në nivele normale, pavarësisht se sa harmonike është bashkëjetesa e çiftit, sipas një studimi të ri ndërkombëtar.

Studimet e mëparshme kanë treguar se martesa dhe bashkëjetesa kanë përfitime të ndryshme shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit. Gjithashtu se vetmia, izolimi social dhe në përgjithësi mungesa e mbështetjes sociale lidhen me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Cilësia e marrëdhënies nuk kishte rëndësi

Studiuesit nga Kanadaja dhe Luksemburgu, të udhëhequr nga Dr. Catherine Ford nga Universiteti i Luksemburgut dhe Universiteti Carleton në Otavë, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën britanike për hulumtimin e diabetit “BMJ Open Diabetes Research & Care”, analizuan mbi një dekadë të.

Në këtë studim morën pjesë 3335 persona të moshës 50-89 vjeç pa diagnozë të diabetit në fillim të studimit. Pjesëmarrësve u matën në mënyrë periodike nivelet e sheqerit në gjak, ndërsa u vlerësuan edhe statusi i tyre familjar dhe faktorë të tjerë (të ardhurat, puna, duhanpirja, ushtrimet fizike, depresioni, pesha, rrjeti social etj).

U zbulua se të qenit i martuar ose nëse bashkëjeton zvogëlonte gjasat për diabetin, ndërsa ndarja/divorci ose humbja e partnerit për shkak të vdekjes rriste gjasat për prediabet ose diabet. Cilësia e marrëdhënies nuk dukej se luante aq shumë rol.