Ukraina do të marrë “të paktën 100 tanke Leopard 1 A5” në muajt e ardhshëm, njoftuan së bashku sot ministrat e mbrojtjes të Gjermanisë, Holandës dhe Danimarkës.
Sipas qeverisë holandeze, të tre vendet do t’i blejnë këto tanke “drejtpërsëdrejti nga industria gjermane (e mbrojtjes)”.
Në një intervistë me transmetuesin publik holandez NOS, Ministrja e Mbrojtjes Kasia Olongen tha se tanket, një lloj më i vjetër i Leopard 2, janë “të provuara” dhe “pa dyshim që mund të përdoren ende” në luftime në Ukrainë.
Berlini i ka premtuar gjithashtu Ukrainës që të dorëzojë 14 tanke të reja Leopard 2./abcnews.al/