Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas Man City, një hetim ka nisur edhe ndaj PSG-së

schedule20:32 - 7 Shkurt, 2023

schedule 20:32 - 7 Shkurt, 2023

Prokuroria e Parisit ka nisur një hetim kundër presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi dhe klubit francez të futbollit për shkak të një biznesi të fshehtë, L’Equipe.

Gazeta franceze pretendon se hetimi ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi ish-këshilltari i njeriut të parë të PSG-së, Hikim Bouajila, denoncoi ish-klubin për biznes të fshehtë.

Buajila pretendon se është paguar në mënyrë të parregullt për punën që ka kryer përmes akademisë së tenisit “Smes”, e cila ndodhet në Doha. Ai pohon se asnjëherë nuk ka pasur lidhje me këtë Akademi dhe as nuk ka luajtur tenis në jetën e tij.

L’Equipe” tregon se në vitin 2015, PSG ka nënshkruar kontratë me Bouajil për një periudhë të pacaktuar si trajner tenisi.

Gazetarët e gazetës franceze kërkuan një koment nga kreu i PSG-së, i cili u përgjigj se “Boujila nuk është punësuar asnjëherë në PSG”.

 

Majtas: Hicham Bouajila së bashku me Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes së fundit të suedezit në Ligue 1 me PSG më 14 maj 2016. Djathtas: Nasser al-KhelaIfi kur u njoftua zgjatja e kontratës së Kylian Mbappe më 21 maj 2022.  /G.D abcnews.al/

Une enquête ouverte pour travail dissimulé au PSG - L'Équipe

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!