U filmua duke parë video porno në Kuvend, jep dorëheqjen deputeti serb

schedule20:20 - 7 Shkurt, 2023

schedule 20:20 - 7 Shkurt, 2023

Deputeti serb Zvonimir Steviç ka dhënë dorëheqjen pasi u filmua duke parë video porno gjatë një debati të nxehtë në parlament javën e kaluar, ku po diskutonin për Kosovën. Videoja që bëri bujë në rrjet, e tregon deputetin të ulur në karrige ndërsa shikonte në celularin e tij përmbajtjen pornografike.

Steviç e dha dorëheqjen pas bisedës së zhvilluar me Ivica Daçiç. Pas kërkesës së Daçiçit, i gjithë grupi parlamentar i SPS-së ra dakord që “Steviçi duhet të largohet nga Kuvendi” .”Ky është një skandal dhe një fatkeqësi. Duhet do të jepni dorëheqjen. Nuk mund të jesh më deputet sepse nuk e përballon dot këtë.

Së dyti, kudo që të paraqiteni, çfarëdo që të thoni, gjithmonë do të mbeteni si një deputet që sheh porno. Ku ju lindi ideja për të parë porno në Kuvend?”, mësohet se i ka thënë Daçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!