Tërmeti shkatërrues në Turqi, anulohen fluturimet në aeroportin e Stambollit dhe Ankarasë

schedule18:17 - 6 Shkurt, 2023

schedule 18:17 - 6 Shkurt, 2023

Ishela Boksi ka raportuar nga Ankaraja situatën e rëndë në Turqi. Në një lidhje live, ajo tha për Abc News se 1498 persona kanë ndërruar jetë ndërsa më shumë se 8500 të tjerë janë plagosur.
Fluturimet në aeroportin e Stambollit dhe Ankarasë janë anuluar dhe 90 % e avionëve janë vënë në dispozicion për ndihmë.

Kujtojmë që autoritetet turke kanë bërë me dije se 15 mijë persona personel shpëtimi po punojnë në rajon dhe për shkak të motit të keq, ata po përdorin helikopterë dhe aeroplanë për të arritur në vendet e tërmetit. Turqia ka kërkuar gjithashtu ndihmë urgjente nga NATO për shkak të gjendjes së rëndë.

Vendi ka kërkuar ndihmë dhe pajisje mjekësore, njësi të ndryshme të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe “spitale fushore të pajisura kundër motit ekstrem me personel teknik për montim”.Përgjigja po koordinohet nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s, e cila është e vendosur në selinë e NATO-s në Bruksel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!