TIRANË- Pas përplasjeve të enjten në Kuvend, Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ku i kërkon përjashtimin e tetë deputetëve të Partisë Demokratike.
Sakaq, PS-ja kërkon të përjashtohen për dhjetë ditë deputetët Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
ABC NEWS ka siguruar kërkesën, e cila është firmosur nga shtatë deputetë të Partisë Socialiste. Në seancën e kaluar, deputetë e opozitës mbajtën të bllokuar foltoren në Kuvend, ndërsa nuk kursyen as sherrin verbal me kryetaren e Kuvendit.
Ata kërkuan prezencën e kryeministrit Edi Rama në interpelancë për të dhënë sqarime për lidhjet e pretenduara me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal/abcnews.al