Dhe pse presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se ka një marrëdhënie shumë të mirë me homologun turk Erdoan, shtëpia e bardhë konfirmoi me anë të një deklarate për media se SHBA nuk do ti shesë më avionë ushtarakë Turqisë. Kjo pasi Ankara bleu sisteme mbrojtëse anti raketë nga Rusia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se Turqia nuk do të marrë pjesë në programin e avionëve luftarakë amerikanë F-35 NATO, sepse Ankara ka blerë sistemin e mbrojtjes ajrore ruse S-400.
Shtëpia e Bardhë zyrtarizoi faktin se vendimi i Turqisë për të blerë sistemet e raketave nga Rusia, bën të pamundur vijimin e një përfshirjeje në programin e abionëve F-35.
Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë këta avionë amerikanë nuk mund të bashkë-ekzistojnë me një platformë ruse për mbledhjen e informacioneve të shërbimit të inteligjencës, që do të përdoret për të mësuar aftësitë e tyre të avancuara.
Por pavarësisht kësaj, Uashingtoni do të vazhdojë bashkëpunimin e gjerë me Turqinë, duke marrë parasysh kufizimet që vijnë si pasojë e pranisë së sistemit S-400. Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi disa ditë më parë se ka marrëdhënie të mira me homologun e tij Erdoan.
Ai shtoi se Ankara u detyrua të blejë sisteme raketash nga Rusia pasi administrate Obama kishte refuzuar t’i shiste patriotët.
Por gjithsesi vendimi për të mos i shitur Turqisë avionë ushtarakë tashmë është fakt./ABC News Albania 24/7