Manchester United mund të largojë 6 lojtarë këtë verë pasi trajneri Ten Hag planifikoni një revolucion në skuadër.
Holandezi ka bërë mrekullinë me skuadrën e tij pasi rezultatet pozitive nuk kanë të ndalur. Sipas “Mirror”, trajneri holandez planifikon një eksod masiv në fund të sezonit. Harry Maguire mund të jetë i pari që do të dalë nga dera, pasi ka mbetur nën hijen e Varanes dhe Lisandro Martinezit. Mbrojtësi anglez nuk ka qenë në gjendje të tregojë formën e tij më të mirë për disa kohë.
Mesfushorët McTominay dhe Donny van de Beek do t’i bashkuhen Maguire-it për një largim të mundshëm në merkaton e verës. Për Van de Beek ka qenë një makth aventura në Old Trafford. Raportimet gjithashtu bëjnë me dije se Anthony Martial, gjithashtu do të largohet. Ndërkohë, edhe Erick Bailly me Alex Telles priten të largohen nga “djajtë e kuq”. Të dy lojtarët janë në huazim në klube të tjera, Marseille dhe Sevilla, dhe ka ngjasa që të kenë luajtur ndeshjen e fundit të tyre me Manchesterin, pasi klubi po mendon t’i largojë përfundimisht në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al