Emigrantët, takohen ministrat e Brendshëm të BE-së

schedule12:29 - 18 Korrik, 2019

schedule 12:29 - 18 Korrik, 2019

Në takimin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian për çështjet e emigrantëve, Mateo Salvini është përplasur me homologun francez dhe atë gjerman për sa i përket porteve të pritjes. Ministri i Brendshëm italian u shpreh se emigrantët që vijnë nga zonat e luftës janë ndryshe nga ata që vijnë nga Tunizia dhe Shqipëria.

Sërish përplasje mes Italisë dhe dyshes Francë-Gjermani për sa i përket porteve të pritjes së emigrantëve. Në takimin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian në Helsinki, Mateo Salvini theksoi dhe njëherë kundërshtimin e tij për principin e portit më  të afërt për pritjen e emigrantëve i mbështetur nga qeveria malteze.

Parisi dhe Berlini këmbëngulin për miratimin e një dokumenti për mbërritjet e emigrantëve të cilët duhet të priten nga vendi më i afërt. Qëndrimi i mbajtur nga Salvini ishte ai për rregulla më të ashpra ndaj organizatave jo qeveritare dhe rritje e numrit të dëbimeve sidomos drejt vendeve që konsiderohen të sigurta. Për këtë arsye ai deklaroi se emigrantët që vijnë nga vende në luftë ndryshojnë nga ata që vijnë nga Tunizia dhe Shqipëria./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!