Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një makinë ka përplasur një automjet tjetër,
Për pasojë është lënduar një nga drejtuesit e mjeteve.
Bëhet fjalë për shtetasin G.M 26 vjeç, i cili ka përplasur makinën e shtetasit A.C, ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.
Njoftim policie:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në lagjen nr.16 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin G. M., 26 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. C, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/