“Nuk e kam humbur besimin te djemtë”, Klopp reagon pas humbjes

schedule21:32 - 4 Shkurt, 2023

schedule 21:32 - 4 Shkurt, 2023

Jurgen Klopp ndau mendimet e tij pas humbjes së Liverpool nga Wolverhampton 3-0.

“Nuk e kam humbur besimin te djemtë, por shoh se ku duhet të përmirësohemi. Pas një fillimi të tmerrshëm, gjithçka shkoi mirë, madje shkëlqyeshëm. Nëse do të luanim kështu me rezultatin 0:0, do të isha i lumtur ta shikoja rezultatin.

Por tani është gjithmonë “nëse, nëse, nëse”. Nuk e dëgjoj më, por kjo është situata. Si mund ta rregulloj? Vetëm jo në konferenca për shtyp.

Unë e di punën time, ju e dini punën tuaj. Nuk ka të bëjë me shpjegimin këtu se si mund të ndërtoj një ekip. Ju do të më gjykoni, dhe kjo është në rregull. Por ajo që bëra sot nuk ishte mjaft e mirë”, tha trajneri i Liverpool. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!