Barcelona dhe Madridi luajtën ndeshjet e tyre të fundit në mesjavë të mërkurën dhe të enjten respektivisht. Pavarësisht se katalanasit do të luajnë një ditë më herët, të dielën janë ata që do ta nisin të parët ndeshjen. Barcelona në orën 21:00 e luan ndeshjen kundër Sevillas, ndërsa Madridi në orën 14:00 me Mallorca.
Në një konferencë për shtyp, Carlo Ancelotti u kërkua të komentojë mbi këtë orar të diskutueshëm.
“Jemi të pakënaqur që kemi më pak se 72 orë pushim. Kjo duket e padrejtë. Do të luajmë sepse duhet. Por na duhen të paktën 72 orë pushim”, tha trajneri.
Për më tepër, Madridi ka një kalendar më të ndërlikuar. Më 8 shkurt, skuadra do të luajë në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube, ndërkohë që kjo nuk e kërcënon Barcelonën. /G.D abcnews.al/