Policia italiane ka arrestuar një shqiptar nën akuzën e vjedhjes së rëndë në bashkëpunim si dhe për posedim të dokumenteve false. 49 vjeçari shqiptar në bashkëpunim me një rumun arriti të vidhte përmes një mekanizmi nëpër bankomatet në Stresa dhe Baveno rreth 4 mijë euro.
Arrestimi i tyre erdhi pasi disa muaj më parë qytetarët raportonin për një mosfunksionim tek llogaria e tyre. Edhe pse ekrani sinjalizonte se nuk kishte ndonjë problem, paratë nuk dilnin. Shumë shpejt u bë e qartë se nuk bëhej fjalë për një mosfunksionim, por për veprim mashtrues të dy bashkëpunëtorëve.
Duke përdorur një pajisje të posaçme të vendosur në brendësi të mbajtësit të kartëmonedhave, arrinin të bllokonin daljen e parave në pajisjen e instaluar. Të dy u gjurmuan nga karabinierët në një ndërtesë në Milano dhe do të merren në pyetje në ditët në vijim. /abcnews.al